Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

05/04/2026 22:58

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në Iran po shkakton pasoja të rënda edhe për mjedisin dhe klimën, sepse përmes sulmeve ndaj infrastrukturës së naftës çlirohen substanca shumë toksike.

Në tokë kanë depërtuar lëndë djegëse fosile, metale të rënda dhe substanca që janë shumë rezistente ndaj ujit dhe nxehtësisë, ndërsa zjarret kanë çliruar ndotës si dioksinat dhe furanet.

Gjithashtu janë regjistruar edhe emetime të mëdha  gazrash që shkatojnë efektin serrë, dëme ndaj sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përkeqësim i krizës së ujit në Iran.

Sipas ekspertëve zjarret ndaj cisternave të naftës në rajon përbëjnë rrezik në rritje edhe për peshqit dhe gjallesat detare. Megjithatë mungojnë ende shumë të dhëna, ndaj një vlerësim i plotë i rreziqeve të mundshme për ekosistemet, tokën, ujin, ajrin dhe ushqimin nuk është ende i mundur.

Si pasoja të tërthorta konsiderohen edhe përdorimi i shtuar i qymyrit në vend të gazit në vendet që importojnë gaz, si dhe në të ardhmen nga emetimet e larta të CO₂ për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta.

Top Channel