Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë, në lagjen Besëlidhja.

Nga informacionet e para të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, mësohet se biznese dhe mjete janë të dëmtuara.

Shpërthimi është shkaktuar nga bombola e gazit dhe ka prekur dy bizneset ngjitur, tashmë e konfirmuar nga policia.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

Lexo edhe: Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe dy biznese të tjera të dëmtuara

FOTO GALERI
1/7

Top Channel