E zhdukur në vitin 1994 kur ishte 13 vjeç, gjendet gjallë pas 32 vitesh vajza në Arizona
Katari i ka kërkuar zyrtarisht Iranit të ofrojë dëmshpërblim për sulmet që Teherani ka kryer ndaj Dohas, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe ndërprerje në furnizimet me gaz natyror.
Kërkesa është dërguar në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në letrën e saj, Doha e cilëson veprimin e Iranit si “të paligjshëm” dhe kërkon kompensim për të gjitha dëmet dhe humbjet e shkaktuara. Katari thekson se objektivat e sulmeve kanë qenë civile, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Sulmet iraniane kanë goditur prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Katarit, duke shkaktuar rreth 20 miliardë dollarë humbje të të ardhurave vjetore dhe duke rrezikuar furnizimet për Evropën dhe Azinë.
Doha kërkon gjithashtu që Këshilli i Sigurimit të ndërhyjë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke ndaluar shkeljet e mëtejshme. Sulmet e Iranit kanë prekur edhe shtete të tjera të Gjirit me baza amerikane, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Bahreinin.
Katari thekson se Irani duhet të marrë përgjegjësi ndërkombëtare dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara ndaj shtetit arab.
Top Channel