“Pse po qesh?”/ Rama kapet me studentin e drejtësisë: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen

02/04/2026 11:01

Në një bashkëbisedim me studentët, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për të bërë edhe disa batuta, ndërsa diskutohej procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Një student i drejtësisë u kap duke qeshur dhe Rama e pyeti drejtpërdrejt:

Rama: Pse po qesh?

Studenti: Po dëgjoja.

Rama: Pse po qeshje se po dëgjoje, e dyshoj, të pashë.

Studenti: S’po qeshja.

Rama: Po ça po bëje? Po qeshje vetvetiu.

Studenti: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen.

Rama: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura!

Studenti: Që do të mbyllen pra!

Rama: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur!

Top Channel