Përplasjet në sallën e Kuvendit, Peleshi ndalon për pak çaste seancën dhe përshëndet ‘spektatorët’ e veçantë në Parlament

02/04/2026 10:57

Mes përplasjeve në Kuvend, kryetari Niko Peleshi ka ndaluar seancën për pak çaste.

Ai ka përshëndetur ‘spektatorët’ e veçantë që morën pjesë në këtë seancë, nxënësit e klasës së 9-të të një shkolle jopublike në Pogradec.

“Më lejoni që, edhe në emrin tuaj, të përshëndes nxënësit e klasës së 9-të të shkollës jopublike ‘NEHEMIAH’ në Pogradec, që kane zgjedhur të ndjekin seancën e një institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, tha Peleshi

Top Channel