Njoftimi i ambasadës së SHBA/ “Thërrisni Këshillin e Sigurisë”, Peleshi i përgjigjet Mediut: Mos përhapni panik në publik, se jeni dhe deputet me eksperiencë

02/04/2026 10:32

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur Fatmir Mediut pasi kërkoi që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare një ditë pas njoftimit të ambasadës së SHAB se Irani mund të shënjestrojë vendin tonë.

Peleshi i bëri thirrje që të ketë më tepër kujdes me deklarata dhe të mos përhapë panik në publik.

“Ju bëj thirrje shumë serioze që si politikan me eksperiencë të ngriheni në lartësinë e përgjegjësisë të fjalëve që thoni, sepse kanë pasoja në opinion, sepse e thënë nga një deputet merret seriozisht dhe mund të shkaktojë panik edhe pse mund të jetë një deklaratë pa baza. Thirrje të tilla serioze t’i konsultojmë në biseda jo publike, sepse populli mendon se e keni menduar gjatë nuk e dinë se shpesh herë krijohet për politikë”, tha Peleshi.

Top Channel