E zhdukur në vitin 1994 kur ishte 13 vjeç, gjendet gjallë pas 32 vitesh vajza në Arizona
Moti i keq vazhdon të godasë Italinë qendrore dhe jugore për shkak të ciklonit Erminio.
Në rajonin e Molise-s, të enjten në mëngjes (2/4), një urë u shemb mbi lumin Trigno.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose të lënduar, pasi që nga e mërkura (1/4) është në fuqi një ndalim trafiku për automjetet dhe këmbësorët.
Në stacionin e Ankonës, qindra pasagjerë pritën më kot me orë të tëra për të hipur në autobusë, të cilët në fund nuk mundën të lëviznin për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Në rajonin qendror të Markes, rreth 90 banorë mbetën të bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje dheu.
#Maltempo #Campobasso, crollo ponte su SS16, all’altezza di Montenero di Bisaccia: dalle 9.30 #vigilidelfuoco impegnati con squadre a terra, anfibio ed elicottero Drago per escludere il coinvolgimento di auto [#2aprile 12:00] pic.twitter.com/tXfY73ITP5
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) April 2, 2026
#Maltempo #Pescara, prosegue il lavoro dei #vigilidelfuoco per allagamenti, smottamenti, danni d’acqua. Elicottero Drago 155 in sorvolo lungo tutto il fiume Pescara per operazioni di monitoraggio [#2aprile 17:00] pic.twitter.com/0TSmliOb0S
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) April 2, 2026
Në rajonin e Puglias, në Bari, zona të gjera bujqësore u përmbytën, duke bllokuar 40 banorë të shtëpive fshatare dhe 50 shoferë makinash. Me rëndësi vendimtare për shpëtimin e tyre ishte mobilizimi i menjëhershëm i ekipeve të zjarrfikësve dhe anëtarëve të mbrojtjes civile.


Nga nesër, e premte (3/4), pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, duke filluar nga Italia qendrore.
Top Channel