Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan E. Q., 38 vjeç, banues në Përmet.
38-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 2019-2025, ndërsa ka punuar si llogaritar/arkëtar në degën e Postës Shqiptare në Përmet, ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga arka e postës.
Ndërkohë, specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ka kallëzuar se të dhënat e tij personale janë përdorur për të krijuar një llogari bankare dhe një kartë debiti në një bankë në Spanjë përmes sistemeve kompjuterike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Channel