Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim, Presidenti i SHBA: Do ta shqyrtojmë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur

01/04/2026 17:37

Donald Trump thotë se “Presidenti i ri i regjimit të Iranit” i ka kërkuar SHBA-së një armëpushim.

Në një deklaratë në Truth Social, ai nuk e përmend zyrtarin e lartë me emër, por e përshkruan individin si “shumë më pak të radikalizuar dhe shumë më inteligjent se paraardhësit e tij”.

Ai shton: “Do ta shqyrtojmë kur Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër. Deri atëherë, ne po e hedhim Iranin në harresë ose, siç thonë, po e kthejmë në Epokën e Gurit!!!”

Top Channel