Tensionet në Lindjen e Mesme, shënjestohet edhe ish-ndërtesa e Ambasadës Amerikane në Teheran

01/04/2026 09:44

Mediat iraniane raportojnë se ish-ndërtesa e Ambasadës Amerikane në Teheran është shënjestruar gjatë një sulmi të dyshuar amerikan në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Sipas raportimeve pjesa lindore e kompleksit ka pësuar dëmtime.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar detaje zyrtare mbi natyrën e sulmit apo shkallën e dëmeve.

Ish-Ambasada Amerikane në Teheran u pushtua në nëntor të vitit 1979 dhe më pas u shndërrua në muze. Që prej asaj kohe, kompleksi është administruar kryesisht nga institucione të lidhura me Gardën Revolucionare dhe organizatën Basij.

Top Channel