Rregullore për hapësirat publike, qeveria miraton dokumentin që ka prioritet lëvizja në trotuare para sezonit turistik 01/04 15:15
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Delina Ibrahimaj dha një prononcim për gazetarët, ku foli edhe për sulmet kibernetike.
Ajo u shpreh se e rëndësishme është që nuk janë lënë gjurmë të pariparueshme.
“E vërteta është që të gjitha atakët kibernetike nuk kanë lënë gjurmë të pariparueshme. Kjo do të thotë që infrastrukturat kibernetike janë në fuqi. E rëndësishme është që të mos ketë dëme të pariparueshme. Në botën e zhvillimit të sistemeve, ajo që është e pashmangshme.
Do vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim pasi e ardhmja është digjitale dhe luftërat do jenë digjitale.”, tha ajo.
Top Channel