Asambleja e PS-së në Tiranë, Rama: Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti Të gjitha bashkitë e vendit pas një kërkese të kryeministrit Edi Rama vitin e shkuar u përfshinë, në një aksion mbarëkombëtarë për lirimin e hapësirave publike.
Vetë kryeministri atë kohë njoftoi edhe për pasjen e një rregulloreje për subjektet private të cilët nga njëra anë duhet të vijojnë shërbimet por ama prioritet merr lëvizshmëria e qytetarëve në trotuare.
Kjo rregullore është miratuar në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure.
Ervin Demo ministër shteti për pushtetin vendor dha disa detaje çfarë synon kjo rregullore.
“Do të adresojë një nga problemet më akute që kemi në komunitete kur flasim për të drejtën e qytetarëve. Rregullorja do të sjellë risi për unifikimin e të gjitha praktikave në nivel kombëtar. Bashkitë janë në të njëjtin shtrat për sa i përket sistemit rregullativ”, u shpreh ministri Demo.
Miratimi kësaj rregullore vjen vetëm dy muaj përpara nisjes së sezonit të ri turistik në vend ku kanë nisur edhe përgatitjet.
Top Channel