Raketa iraniane godet një anije cisternë të Katarit, evakuohet ekuipazhi prej 21 personash

01/04/2026 10:11

Një anije cisternë me qira nga kompania shtetërore e Katarit, QatarEnergy, është goditur nga një raketë iraniane.

Ministria e Mbrojtjes në Doha raportoi se ekuipazhi prej 21 personash u evakuua dhe nuk pati viktima.

Dy raketa të tjera u interceptuan nga forcat mbrojtëse.

QatarEnergy theksoi se sulmi ndaj anijes cisternë nuk pati ndikim në mjedis.

Top Channel