Prej vitesh rrezikonin banorët, vazhdon operacioni për asgjësimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës në Lezhë

01/04/2026 14:41

Forcat xheniere, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit, zhvilluan një tjetër operacion për asgjësimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës.

Pas evakuimit të banorëve dhe bllokimit të rrugës, u bë shpërthimi i kontrolluar i një shkëmbi problematik mbi zonën e banuar.

Banorët e zonës u shprehën të lehtësuar pas ndërhyrjes, duke theksuar se prej vitesh jetonin me frikën e rënies së shkëmbinjve mbi banesat dhe rrugën kryesore. Ata kërkojnë që ndërhyrjet të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.

Shkëmbinjtë në malin e Torovicës në Lezhë ishin kthyer në rrezik për banorët dhe kalimtarët përgjatë aksit rrugor, ndaj edhe strukturat përgjegjëse u vunë në lëvizje për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, e cila ishte identifikuar prej 9 vitesh.

Top Channel