Tronditëse në SHBA, burri shtyn pasagjerin mbi shina pak para se treni të mbërrinte në stacion Në 81-vjetorin e Masakrës së Tivarit, në qytetin që u përgjak në ditët e fundit të luftës së dytë botërore, u organizua për herë të parë një simpozium ndërkombëtar shkencor me temën “Masakra e Tivarit- E vërteta e Fshehur”.
Mijëra shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, të detyruar nga Jugosllavët u nisën në pranverën e vitit 1945, me pretekstin për të luftuar në frontet e luftës kundër forcave naziste por u vranë e u masakruan mbi 4400 prej tyre.
Dëshmitari I fundit I kësaj masakre, 104-vjeçari Sylejman Breznica, kujton për Top Channel: “Kishin dalë nga të gjitha anët. Këtej ka livadhi, andej ka deti, veç kur i gjujshin trupat në ujë”.
Studiuesi dhe historiani Uran Butka thotë se kjo ishte tragjedia më e madhe për shqiptarët, e kryer nga Enver Hoxha.
“Humbën jetën gjithsej 4435 shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kjo është tragjedia më e madhe, më e përgjakshmja, më e pabesa për shqiptarët, e kryer në bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar dhe Enver Hoxhën”, thotë Butka.
Masakra është një gjenocid i kryer nga Prizreni në Shkodër e deri në Mal të Zi.
“Kemi të bëjmë me krime ndaj njerëzimit, dhe krime ndaj të drejtës së njeriut. Janë vrarë civilë të pafajshëm nga sistemi komunist. Duhet të dokumentohet e gjithë kjo masakër sepse është e pafalshme për vendet tona që duan të shkojnë në Bashkim Europian pa zbardhur një ngjarje të tillë”, u shpreh studiuesi i të drejtave të njeriut, Aleksander Sasa Zekoviç.
Ky simpozium bëri bashkë studiues e historian të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, diplomat e përfaqësues të qeverive.
Top Channel