Tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e goditën me thikë, arrestohen dy të rinj në Pogradec Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një i mitur rreth 14 -15 vjeç, së bashku me shokun e tij 14 vjeç, pasagjer ka qenë në drejtimin e një automjeti.
Sipas informacioneve paraprake, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Forcat “Shqiponja” gjetën mjetin “Golf” që goditi automjetet e policisë në lagjen Partizani.
Top Channel