Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme në tregjet globale të energjisë, Putin: Rusia mund t’i ofrojë botës…

01/04/2026 10:38

Zhvillimet në Iran po ndikojnë tashmë në tregjet globale të energjisë, tha sot Presidenti rus Vladimir Putin.

“Ngjarjet në Iran tashmë po ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet e energjisë dhe transportin e naftës e gazit përmes Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Putin gjatë një video-mesazhi për pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Transportit dhe Logjistikës.

Sipas presidentit rus, Moska mund të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e një arkitekture të re për logjistikën globale dhe tregtinë ndërkombëtare.

“Rusia mund t’i ofrojë botës zgjidhje të tilla dhe të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e një arkitekture të re për logjistikën globale dhe tregtinë ndërkombëtare”, shtoi ai, duke nënvizuar se sektori i transportit dhe logjistikës, një fushë kyçe për ekonominë globale, përballet aktualisht me sfida serioze gjeopolitike.

Top Channel