Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut

01/04/2026 15:11

Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) njoftuan vrasjen e Hajj Youssef Ismail Hashim, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, në Bejrut.

Sipas ushtrisë izraelite, Hashim ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e njësive që kryenin sulme ndaj civilëve izraelitë dhe forcave të IDF-së në Libanin jugor.

IDF shton se eliminimi i tij “dobëson ndjeshëm kapacitetin e Hezbollahut për të kryer sulme kundër civilëve izraelitë dhe për të menaxhuar operacione luftarake në Libanin jugor”.

Me të gjitha përpjekjet për paqe që kanë dështuar, raketat dhe avionët ushtarakë vazhdojnë të godasin Iranin, Izraelin dhe vendet e Gjirit.

Së fundmi, një sulm me dron ka përfshirë një depo karburanti në aeroportin kombëtar të Kuvajtit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë nisur përdorimin e bombarduesve B-52 për të goditur objektiva strategjike në Teheran.

Top Channel