Kërkoi shfuqizimin e arrestit me burg njësoj si Ilir Beqaj, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-zv.ministrit Rrjepaj

01/04/2026 13:40

Gjyqtarja Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Klodian Rrjepaj.

Siç raporton Anila Hoxha, vendimi u dha më 31 mars.

Rrjepaj i ishte drejtuar, si Ilir Beqaj, Kushtetueses për shfuqizim të masave arrest në burg.

Klodian Rrjepaj ka qenë zv.ministër i Shëndetësisë dhe është dënuar nga shkalla e parë me gjashtë vite burg për dosjen e sterilizimit, që në aplikim të gjykimit GJKKO e ka ulur në 4 vite burgim.

Në total, tetë të akuzuarit e SPAK për sterilizimin janë dënuar me 28 vite burgim, ndërkohë që Beqaj po gjykohet veçmas.

Top Channel