Irani sulmon me raketa Izraelin, tre të plagosur në Tel Aviv, mes tyre një e mitur në gjendje të rëndë

01/04/2026 08:37

Të paktën tre persona janë plagosur pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani ndaj Izraelit, që goditën zona në dhe rreth Tel Aviv.

BBC shkruan se ekipet e emergjencës janë shpërndarë në disa zona pas raportimeve për goditje të reja. Një vajzë 11-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur në zonën Bnei Brak.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se pak para orës 08:00 me orën lokale u zbulua një valë e re predhash të lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit.

Sulmet e fundit shënojnë një tjetër përshkallëzim të situatës së tensionuar në rajon, ndërsa alarmet dhe ndërhyrjet emergjente vijojnë në zonat e prekura.

Top Channel