I dënuar me burg për trafik droge, kapet 51-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

01/04/2026 13:08

Ka marrë fund arratia e një 51-vjeçari për llogari të Italisë, pasi është i shpallur në kërkim për trafik drogë.

Shtetasi Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, është dënuar me 10 vite burg për veprën penale “trafikim I lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.”

I dënuar me 10 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, kapet në Këlcyrë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 51-vjeçari.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas të kërkuar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fugitive”.

Gjatë këtij operacioni, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, u bë e mundur kapja në Këlcyrë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit:

-Fatbardh Çela alias Gentian Çela, 51 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel