“Fitoret nuk na i fal kush”, Rama në Asamblenë e PS-së: Ne jemi forca më e organizuar politike në vend

01/04/2026 16:35

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, në njësinë numër 4 të Tiranës, foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Rama u shpreh se fitoret i kanë të arritura me punë dhe përkushtim, teksa njoftoi se tashmë ka nisur puna për zgjedhjet vendore 2027.

“Nuk është diçka e re, e kemi bërë këtë gjithmonë sepse ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e ardhshme vendore. Duke bërë atë që dimë të bëjmë si askush tjetër, të nisim nga organizmi dhe energjizimi. Vitin e shkuar morëm një fitore shembullore, me 83 mandate. Duhet ta keni parasysh shumë mirë që nuk na i fal kush.

Ne jemi forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend. Jemi një parti politike që asnjëherë nuk ka folur vetëm me veten që kur mori mandatin e parë, por gjithmonë është përpjekur të flasë me njerëz dhe të kuptojë ata. Kemi bërë atë që kemi thënë, nuk na ka dalë gjithmonë t’i bëjmë në kohën kur kemi dashur, sepse jeta sjell shumë të papritura, sidomos jeta politike ka të papriturat e veta”, tha kryesocialisti.

Top Channel