Zbardhen vendimet e Qeverisë/ 100 milionë lekë mbështetje për biznesin, tekste falas për nxënësit. Miratohen zonat prioritare në 4 bashki për Paketën e Maleve 01/04 15:14
Në ambientet e Kryeministrisë është zhvilluar mbledhja e radhës së qeverisë.
Pas mbledhjes Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, foli për mediat, ku u shpreh administrata shqiptare nuk do të përdorë më dokumentet shkresore dhe firmat do të bëhen online.
“Firmat e administratës do të bëhen online. Do të eliminojmë të gjitha dokumentet shkresore dhe administrata shqiptare do të punojë pa letra. Kaluam në Këshillini e Ministrave dhe dërguam në parlament një projektligj me lëvizjen e lirë të shërbimeve. Ne jemi duke punuar intensivisht me qëllim që të gjitha detyrat që qeveria shqiptare ka në zbatim të planit të integrimit, të përmbyllen me kujdes pa tejkaluar afatet”, u shpreh ministrja.
Top Channel