Botërori 2026/Paradoksi Suedi, u kualifikua pa fituar asnjë ndeshje në kualifikuese

01/04/2026 22:21

Ndërsa në Itali po bëjnë llogaritë me zhgënjimin e radhës, në Suedi është një festë e madhe për kualifikimin në Botërorin e ketij viti ku do të përballet me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë në Grupin F.

Skuadra e Graham Potter arriti të presë biletën për në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik  në botë edhe pse e mbylli grupin kualifikues në vendin e fundit me vetëm 2 pikë dhe pa asnjë fitore

Një ironi e fatit kjo, kur mendon se skuadra e Gattusos grumbulloi 18 pikë dhe Polonia që humni me një gol në minutën e 90 pikërisht me suedezët grumbulloi 17 pikë. Por gjithçka parashikohet nga rregullorja duke parë se sistemi ka lejuar Suedinë të kualifikohet në playoff falë rezultateve të arritura në Nations League. Në fazën e playoffit marrin pjesë të gjitha vendet e dyta në grup dhe 4 skuadra të dala nga kompeticioni tjetërt, 4 më të mirat e grupeve të Nations League që nuk siguruan pjesëmarrjen në playoff nga kualifikueset.

Përpara disa muajsh Gattuso e kishte kritikuar sistemin e kualifikimit në Amerikën e Jugut duke shpjeguar se përse e dëmtonte Italinë, por edhe sistemi evropian ka ngjallur shumë diskutime; rasti Suedi është emblematik sepse vë në diskutim një formula që ka treguar se nuk shpërblen rrugëtimin e brendshëm të bërë nga skuadrat

Top Channel