Shtyhet seanca për Veliajn/ Avokati Ndreca: Nuk po i jepet e mundësia për t’u mbrojtur, do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve
Erion Braçe pasi doli nga GJKKO për çështjen që lidhjet me shpifjen dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se ndaj tij është bërë një padi e rreme dhe me prapavijë politike.
Deputeti socialist ka shprehur ambicien për të garuar për kryetarin e bashkisë së Tiranës, post që e mban Erion Veliaj, edhe pse që prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet në burg.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, ku u përgjigj “Besoj që politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Nuk komentoj as prokurorët as gjyqtarët“.
Mund të them që prezumimi i pafajësisë dhe barazia në proces, që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, janë elementë shumë të rëndësishme për demokracinë”, tha ai.
Top Channel