“Hajdeni se kam vrarë mamanë”, telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
Shqipëria mund të jetë në shënjestër të sulmeve nga Irani. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë.
Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare, shoqëruar me shënimin “alarm sigurie”, ambasada amerikane në Tiranë thekson se shënjestër e sulmeve nga Teherani mund të mos jenë vetëm muxhahedinët, që strehohen në Shqipëri, por edhe hapësirat publike në vend. Ndaj bën thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve amerikanë, që jetojnë në Shqipëri.
Njoftimi:
Alarm Sigurie – Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri (1 Prill 2026)
Vendndodhja: Tirana, Shqipëria
Ngjarja: Grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë të synojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qëndro vigjilent
Monitoroni mediat lokale për përditësime
Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbajeni telefonin celular të karikuar në rast emergjence
Prej vitesh, Shqipëria ka strehuar rreth 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane, muxhahedinët. Ata janë vendosur në Manzë të Durrësit, nën masa të rrepta sigurie. Strehimi i anëtarëve të MEK e ka vënë Shqipërinë edhe më parë në shënjestër të Iranit, i cili ka kryer disa sulme kibernetike në institucione shtetërore, duke tentuar marrjen e informacioneve me rëndësi.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median franceze “Le Point”, foli për raportet me Iranin, ku theksoi se Shqipëria mban një qëndrim të prerë dhe është në linjë me politikën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai rikujtoi se Tirana zyrtare nuk ka marrëdhënie diplomatike me Teheranin dhe se vendi ka pranuar në territorin e tij anëtarë të opozitës iraniane. Gjithashtu, Shqipëria e ka shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Gardën Revolucionare, organizatë terroriste.
Top Channel