U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit
31/03/2026 09:13
Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj i dyshuar për shpërdorim detyre.
Vendimi vjen pas kërkesës së Cerloj për një masë më të butë sigurie, bën me dije korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Edhe pse prokurori i çështjes Edmond Koloshi ka kërkuar lënien në fuqi të arrestit në burg, Gjykata e ka pranuar pjesërisht kërkesën.
Gjyqtari Xhevdet Lika i cili ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisē nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Cerloj u arrestua pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndocit.
Top Channel