“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje, është themelore”/ Mesazhi nga Ambasada Amerikane: Mbron sovranitetin në epokën digjitale
31/03/2026 18:06
E Ngarkuara me Punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë në një aktivitet që shfaqte teknologjinë amerikane.
Ajo u shpreh se siguria kibernetike është themelore dhe ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale.
“Ndërsa Shqipëria digjitalizohet – nga shërbimet qeveritare te bankat dhe rrjetet energjetike – siguria kibernetike nuk është zgjedhje. Është themelore. Ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale”, tha VanHorn.
Top Channel