Nxënësi 15-vjeçar qëllon mësuesen në një shkollë në Teksas, më pas i jep fund jetës

31/03/2026 08:28

Një nxënës 15-vjeçar qëlloi dhe plagosi një mësuese në një shkollë të mesme në shtetin e Texas, përpara se t’i jepte fund jetës së tij, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas Comal County Sheriff’s Office, mësuesja e plagosur u transportua me urgjencë në një spital në San Antonio, ndërsa gjendja e saj shëndetësore mbetet ende e paqartë.

“Një mësuese u qëllua nga një nxënës dhe u dërgua në spital. Aktualisht nuk kemi informacione mbi gjendjen e saj”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Autori i dyshuar, një 15-vjeçar, u gjet më vonë i pajetë. Sipas sherifit Mark Reynolds, besohet se ai fillimisht qëlloi mësuesen dhe më pas drejtoi armën nga vetja.

Menjëherë pas incidentit, forcat e policisë rrethuan zonën dhe ndërhynë në kompleksin shkollor për të siguruar situatën duke evakuuar nxënësit.

Top Channel