Mbetjet toksike të Kurum, arrestohet 42-vjeçari turk, drejtori i prodhimit të çelikut në kompani

31/03/2026 13:09

U ekzekutua nga policia vendimi i gjykatës së Durrësit për shtetasin turk Harun Sarica, 42 vjeç, me pozicion drejtor i prodhimit të çelikut në kompaninë Kurum.

Ai është nën hetim për menaxhim të mbetjeve dhe gjykata ka kërkuar arrest në burg për të në lidhje me hetimin për 2800 ton mbetjet toksike që u tentua të eksportohen në Tajlandë në 2024-n.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata pati caktuar paraprakisht 33 masa sigurie për këtë çështje, por një pjesë e tyre nuk u ekzekutuan në kohë pasi nuk u gjetën personat.

Top Channel