Makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha në Vlorë, drejtuesi i mjetit largohet me shpejtësi nga vendngjarja

31/03/2026 13:15

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua rreth 57 vjec, teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar, duke e goditur qytetaren.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin, i cili, siç duket edhe nga pamjet, ka mbetur i ndezur në rrugë. Aktualisht, identiteti i drejtuesit nuk është bërë ende i ditur nga policia.

E dëmtuara ka pësuar lëndime, kryesisht në njërën këmbë, dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.

Top Channel