GJKKO rrëzoi garancinë pasurore prej 50 mln lekësh, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë

31/03/2026 12:51

Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.

Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.

Top Channel