Dardanët një hap larg Botërorit, presidenti Begaj i uron fitoren: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë Gjatë fjalë së tij në Asamblenë e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, ai u shpreh se gjatë qeverisjes së tij është bërë e mundur hetimi i zyrtarëve të lartë për korrupsion.
“Nga një anë është SPAK, gjykata speciale, pushteti gjyqësor, dhe përpjekja jonë për të reformuar sistemet për t’i bërë më pak të prekshme nga korrupsioni. Kemi bërë një transformim shumë të madh për prokurimet; tani ministritë nuk bëjnë më tendera. Bëhen nga një institucion përkatës. Ne e kemi pavarësuar drejtësinë.
Është e pabesueshme të diskutohet fakti që, nëse sot ka një drejtësi që vepron pavarësisht, kjo është fal nesh, fal kësaj partie dhe reformës që kemi bërë në drejtësi. Rëndësi ka që të dali e drejta. Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë hetime të zyrtarëve të lartë apo ngritje akuzash”, tha Rama.
Top Channel