Dyshohet se u përfshinë në sulme ndaj ndërtesës qeveritare, Irani ekzekuton dy persona

31/03/2026 09:48

Irani ka ekzekutuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në sulme të shuma ndaj ndërtesës qeveritare.

Dy të ekzekutuarit ishin pjesë e grupit opozitar në mërgim, Organizatën Popullore Muxhahedine të Iranit.

Ekzekutimet në vend janë të shpeshta gjatë periudhës së tensioneve të fundit. Dje, dy burra të tjerë të lidhur me të njëjtin grup u ekzekutuan, ndërsa disa të tjerë janë dënuar për komplot me SHBA-në dhe Izraelin.

Në lidhje me dënimet me vdekje, Parlamenti izraelit miratoi një projektligj për vendosjen e dënimit me vdekje për terroristët. 62 nga 120 deputetët e Knesetit votuan pro kësaj nisme shumë të diskutueshme të partisë Otzma Jehudit, e cila udhëhiqet nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. 48 deputetë votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër mungoi ose abstenoi. Pro projektligjit votoi edhe kryeministri konservator Benjamin Netanjahu.

Top Channel