Burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin
Teksa sot u zhvilluar maratonën e ditës së dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, situatë që solli dy dimensione të ndryshme arsyetimi mes akademikut Artan Fuga dhe socialisti Erion Braçe.
I ideuar dhe realizuar nga gazetarja Kristi Gongo, ky festival bëri bashkë profesionistë të botës së medias, pedagogë të mirënjohur dhe figura të shquara të gazetarisë.
Braçe u shpreh se çështjen e dezinformimit duhet ta rregullojë shteti, teksa shtoi problematikat.
“Një çështje që është shumë e rëndësishme, ka një gamë shumë të gjerë. Nuk është vetëm dezinformimi, brenda strategjisë kemi listuar disa aspekte të keqinformimit, apo të informimit që shkakton dëm. Duke nisur nga dezinformimi dhe keqinformimi dhe në fund fare edhe me propagandën. Për ta adresuar këto problematika, kryesisht me ndërhyrje të huaja, ndërsa brenda vendit me ndërhyrje politike. Çështja e transparencës dhe çështja e përgjigjes së institucioneve qeveritare është kthyer në një problem shumë të madh. Jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë institucionet, Kuvendin e deputetët“, tha Braçe.
Akademiku dhe profesori, Artan Fuga, kë bërë një polemikë, pas deklaratës të deputetit socialist, duke e konsideruar median si zgjedhësin e problematikës së dezinformimit.
Ai u shpreh se digjitalizimi na çon në rritjen e një aparati burokratik, i cili në vend të pritshmërisë së demokratizimit të shoqërisë rrit hierakinë burokratiko-sociale.
“Unë kam frikë nga rritja e aparatit burokratik, i cili të bëhet gjigant për të ruajtur vërtetësinë në shoqëri. Zoti Braçe tha që kanë ngelur në letër, desha t’i them ja prova. Ka modele shoqëria dhe ne jemi pak dogmatikë, sepse kjo është puna jonë, por ne duam modele pse digjitalizimi na çon në rritjen e një aparati burokratik i cili në vend të pritshmërisë së demokratizimit të shoqërisë na rrit hierakinë burokratiko-sociale. Ne duhet të ikim nga ky supozim që nuk është pozicion i Europës. Ne kemi të dhëna ku tregojmë sa vite punon një gazetarë në media, shikojmë që ata hidhen nga në media në tjetrën, dhe kjo lidhet edhe me faktin se vetë tregu i medias ka pësuar çrregullime të papara. E pengon gazetarin të formohet dhe të dialogojë me audiencën”, tha Fuga.
Deklaratat e tyre në Festivalin e Gazetarisë “Pyet”:
Erion Braçe: Një çështje që është shumë e rëndësishme, ka një gamë shumë të gjerë. Nuk është vetëm dezinformimi, brenda strategjisë kemi listuar disa aspekte të keqinformimit, apo të informimit që shkakton dëm. Duke nisur nga dezinformimi dhe keqinformimi dhe në fund fare edhe me propagandën. Për ta adresuar këto problematika, kryesisht me ndërhyrje të huaja, ndërsa brenda vendit me ndërhyrje politike. Çështja e transparencës dhe çështja e përgjigjes së institucioneve qeveritare është kthyer në një problem shumë të madh. Jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë institucionet, Kuvendin e deputetët.
Artan Fuga: Unë kam frikë nga rritja e aparatit burokratik, i cili të bëhet gjigant për të ruajtur vërtetësinë në shoqëri. Zoti Braçe tha që kanë ngelur në letër, desha t’i them ja prova. Ka modele shoqëria dhe ne jemi pak dogmatikë, sepse kjo është puna jonë, por ne duam modele pse digjitalizimi na çon në rritjen e një aparati burokratik i cili në vend të pritshmërisë së demokratizimit të shoqërisë na rrit hierakinë burokratiko-sociale. Ne duhet të ikim nga ky supozim që nuk është pozicion i Europës.
Sesi shoqëria shkon deri në atë pikë që i dorëzon të gjitha liritë e veta në emër të mbrojtjes. Nuk ndërhyj kur nuk ma japin fjalën. Dhe kur flas flas prapa krahëve, ballë përballë sipas Gofman mos prit të ta thotë njeri të vërtetën, bëj shaka. Unë do të flas për atë formim që bëhet në media, jo në universitet. Por ç’bën media vetë. Shkolla veç, praktikat veç dhe formimi në vend. Që do të thotë, ne kemi një status social të gazetarit që i takon shekullit të XVIII, maksimumi të shekullit XX. Që do të thotë është një media konvencionale e huazuar nga shtypi i shkruar dhe e përmirësuar nga televizioni.
Çfarë ndodh, ndodha ajo që unë mendoj, se media dhe tregut i mungojnë disa profesione të reja të gazetarisë, siç është menaxheri i komunitetit, dialoguesi me audiencën, ndërmjetësi midis audiencave dhe gazetarisë, studimi i audiencave reale, gazetari që është edhe marketues, etj. Këto profesione s’janë, thonë “gazetarë”, kategorizimi i profesioneve, profesione të reja.
Pra formim në profesione të reja. Ne i formojmë për të bërë diçka dhe kur shkojnë atje thotë më ndërrojnë nga politika, te sporti, nga sporti te baleti, e kështu me radhë. E dyta do të thotë ruajtje e profilit të gazetarisë që është një çështje jo vetëm individuale, por e sindikatave, e shoqatave të gazetarëve që nuk duhet të ngurtësohet tek ajo, e drejta gazetarit, mos të cënohet gazetari.
Kjo po e po, por ka shumë probleme të tjera. Çfarë problemi ka në formim gazetari, ka një fluks dhe një fleksibilitet tregu jonë i gazetarit, i jashtëzakonshëm. Ne kemi të dhëna ku tregojmë sa vite punon një gazetarë në media, shikojmë që ata hidhen nga në media në tjetrën, dhe kjo lidhet edhe me faktin se vetë tregu i medias ka pësuar çrregullime të papara.
E pengon gazetarin të formohet dhe të dialogojë me audiencën. Ne shikojmë që gazetari nuk ka kohë, është i mbingarkuar. Ne na intereson sepse janë rrudhur vendet e gazetarisë. Këto po na e shesin që meqënëse është strukturuar tregu nuk ka shumë vend për gazetarë. Këtu ka një problem shumë të madh edhe nga pikëpamja e karrierës që do të thotë që një gazetar hyn në media dhe nuk ka karrierë.
Top Channel