Dardanët një hap larg Botërorit, presidenti Begaj i uron fitoren: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë

31/03/2026 19:01

Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një postim në rrjetin e tij në Facebook, ku ka uruar fitoren për Kosovën, e cila sonte përballet me Turqinë për të siguruar një vend në Botëror.

“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë”, shkruan Begaj.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e saj të jetës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Dardanët janë vetëm një ndeshje larg historisë, kualifikimit për në Botërorin e këtij viti.

Top Channel