Burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën për vrasjen e Andi Malokut dhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Asamblesë së PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë.
Ai u shpreh se çfarë është dëgjuar për bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në është e pavërtetë.
“Këto mund t’i themi, por pyetja është ku i dëgjoni ju. Se këto janë shumë të parëndësishme me atë që i thashë unë kujt kur ishim në një mbledhje. Kjo është e rëndësishme. Ky është lajmi që duhet të dijë populli shqiptar.
Janë një sërë gjërash të tjera që po të dëgjosh jetën politike nga tenxheret mediatike, mund të arrish në përfundimin se këtu është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, që kjo është 100% e pavërtetë. Negociatat po ecin sipas planit. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë punën për negociatat.
Do të rriten pagat në sektorin publik. Do të rriten pensionet. Gjithë viti i ardhshëm, pensionistët do të shohin dyfishim të asaj mase që është rritur këtë vit. Do të trefishohet në vitin 2028, katërfishohet në 2029 dhe pesëfishohet në 2030. Pse? Sepse janë rritur mundësitë, sepse është rritur ekonomia. Kemi mbledhur më shumë të ardhura pa mbledhur taksat. Jemi i vetmi vend në Rajon që kemi zero taksë për biznesin e vogël dhe këtë do e mbajmë deri në vitin 2029. Shohim që ka ardhur koha të krijojmë programe për të rritur ndërmarrjet”, tha Rama.
Top Channel