Sulmi ajror izraelit, Irani konfirmon vdekjen e komandantit të Gardës Revolucionare 30/03 11:11
UNICEF raporton se lufta ka detyruar 20% të banorëve të Libanit të lënë shtëpitë e tyre në vetëm tre javë.
Çdo ditë largohen mesatarisht 19,000 fëmijë. Shumë prej tyre janë të bllokuar në jug të Libanit, ku aksesimi është i vështirë, veçanërisht pas shkatërrimit të urave nga sulmet ajrore.
Po ashtu ushtria izraelite ka hedhur në erë ura mbi lumin Litani, duke ndarë vendin në dysh dhe duke penguar lëvizjen e banorëve dhe ndihmave humanitare.
Bombardimet kanë ndërprerë aksesin në ujë të pastër dhe shërbime të tjera, pasi rezervuarët, stacionet e pompimit, spitalet dhe sistemet e kanalizimeve janë dëmtuar ose shkatërruar.
Top Channel