Analiza e Politico-s: Si u bë Viktor Orban miku më i mirë i Vladimir Putinit në BE 30/03 13:40
Iraku ka njoftuar se raketat goditën bazën ajrore Mohammed Alaa, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, duke shkatërruar një avion të Forcave Ajrore Irakiane.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka viktima nga sulmi, i cili ndodhi në orën 01:55 të mëngjesit, me orën lokale. Në një deklaratë, ministria e quajti sulmin një “akt të pabesë dhe kriminal kundër kapaciteteve mbrojtëse të vendit”.
Ndërkohë, në Siri, ushtria arabe siriane njoftoi se kishte neutralizuar një sulm të madh me dronë ndaj bazave të saj pranë kufirit me Irakun, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Shumica e dronëve u parandaluan dhe u shkatërruan nga forcat siriane.
Top Channel