Rrotacion në krye të Forcës Ajrore, Presidenti Begaj firmos dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet Komandant
30/03/2026 09:40
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të rëndësishme për Forcën Ajrore.
Ai ka liruar nga detyra Komandantin e deritanishëm, Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, ndërsa ka emëruar në këtë post Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci.
“Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore“, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Top Channel