Skenarët e PS për reformën territoriale, Mazniku i prezanton në “Shqipëria Live”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se procesi ka shumë ngarkesë, por puna e skuadrës së negociatave është për t’u përgëzuar.
“Unë, së bashku me zv.kryeministren e pamë të arsyeshme që këtë prezantim ta bënim hapur, sepse është shumë e rëndësishme ë opinioni publik të ketë një ide për të gjithë kompleksitetin këtij procesi. Ndërkohë çka flitet në publik, është shumë e reduktuar në gjëra, ose shumë bazike ose tërësisht pa lidhej enë këtë proces. Sigurisht që procesi ka shumë ngarkesë.
Realisht është për t’u përgëzuar i gjithë ekipi i negociatave, ashtu si kundër është për t’u përgëzuar puna e ministrave që janë më afër këtij procesi. Pak ditë më parë, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Brendshëm, së bashku me kryenegociatoren bënë një prezantim shterues në tryezën e ambasadorëve. Ndërkohë që ministri i Jashtëm është gjatë gjithë kohës i koordinuar me të dyja ministritë e shtetit për të gjithë dimensionin politik të procesit në komunikimin tonë ndërkombëtar.
Ajo që vlen më së shumti në këtë proces, përtej realizimit të një mase apo të kalimit të një reforme dhe pastaj miratimit të masës ose reformës në Bruksel, ky proces rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit”, tha ndër të tjera Rama.
Top Channel