Këshilli i Ministrave miraton vendimin për Policinë e Shtetit, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës
Ditën e sotme është vënë në prangat e policisë 28-vjeçari Endrin Varaku, pasi lëvizte me pistoletë, por e shkuara e tij rezulton kriminale.
Në foton që shihni më lart ai ishte vetëm 16 vjeç i arrestuar pas vrasjes së bashkëmoshatarit në shkollë. Ai i mori jetën me armë zjarri 17-vjeçarit Adriatik Tota në ambientet e shkollës.
Të dy atëherë ishin nxënës të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet Vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve, që përfundoi fatale për njërin prej tyre.
Në muajin gusht të 2013, rezultoi asokohe që dy adoleshentët të jenë konfliktuar nga një goditje në sup kur kanë qenë në të njëjtin autobus.
Varaku ka pretenduar se Tota e kishte prekur me sup dhe më pas e kishte ofenduar. Që pas asaj dite, mes tyre kishte pasur probleme.
Varaku deklaroi para gjykatës në 2013 se armën automatike me dy karikatorë me fishekë e kishte gjetur rastësisht buzë lumit Erzen dhe e kishte fshehur që më parë në dollapin e veglave të punës në ofiçinë.
Ditën e krimit e ka marrë prej andej e i është afruar Totës me të cilin ka pasur një konflikt verbal të hapur, e më pas e ka qëlluar për vdekje me dy plumba.
Asokohe u arrestua edhe mësuesi i praktikës, Thoma Llazari, për “moskallëzim krimi”. pasi nuk tregoi për ngjarjen. Nga ana tjetër mësuesi e njihte autorin dhe për shkak se janë nga e njëjta zonë, deklarimet e tij të paplota sollën vështirësi në hetime.
Krimi ndodhi në orën e tij mësimore, teksa autori dhe viktima ndodheshin në ofiçinën e shkollës ku kryenin praktikën.
Lexo edhe: Lëvizte i armatosur pistoletë pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës, rezulton i dënuar për vrasje
Top Channel