Ish-kryebashkiaku i Bogotas për Erion Veliajn: Shpresoj që gjyqi ndaj tij të jetë i drejtë. Ka bërë punë të jashtëzakonshme për Tiranën

30/03/2026 10:01

Ish-kryetari i Bashkisë së Bogotas dhe kandidati për President të Kolumbisë, Enrique Penalosa, ka deklaruar se shpreson që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të jetë i drejtë.

Në një postim në rrjete sociale, Penalosa thotë se Veliaj është mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim dhe kjo nuk është shenjë e mirë për gjyqin e tij.

Ai e vlerëson Veliajn si njeriu që bëri punë të jashtëzakonshme për Tiranën dhe si një zë i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane,

Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e tij në paraburgim, për më shumë se një vit, nuk është shenjë e mirë për gjyqin, që më në fund ka filluar. Gjithçka që di është se, për afro 10 vite, ai bëri punë të jashtëzakonshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane. Ky proces do të ndiqet nga shumë sy të komunitetit ndërkombëtar, me shpresën që drejtësia do të triumfojë”, shkruan Penalosa.

Top Channel