Në pritje të “ok” nga Trump, trupat tokësore amerikane qëndrojnë në gatishmëri
Vetëm disa ditë përpara mbledhjes të asamblesë socialiste të Njësisë 5, nga ku Erion Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027, ka dalë në dritë një detaj i ri.
Përmes një shkrese të datës 24 Mars që Top Channel disponon, Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ.
Kërkesa është shumë e thjeshtë në pamje të parë.
Erion Braçe kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.
Sikurse rezultatin e PS në rang qarku në 2009 në të gjitha ZAZ Berat;
2013 në Divjakë;
2017 në Divjakë;
2021 në Divjakë;
Rezultatin e tij si deputet në zgjedhjet e 2021.
Erion Braçe kërkon që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.
Mund të thuhet se kjo është hera e parë kur një deputet i drejtohet me një kërkesë të tillë KQZ për të pasur një bilanc të detajuar të votave të marra prej herës së parë kur është zgjedhur deputet.
Mbetet e paqartë pse pikërisht tani kjo kërkesë e Erion Braçes e një formati të tillë.
Mbase senatori socialistëve ka nisur të shkruaj një libër për angazhimin e tij politik por kjo duket e parakohshme për një politikan si ai për të lidhur në gozhdë këpucët e deputetit në shërbim të qytetarëve siç bëri idhulli i tij në gazetari Indro Montanelli.
Top Channel