Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale

29/03/2026 12:57

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Orikum, ku dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në rrjetin elektrik.

Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën si pasojë e shkëndijave elektrike, duke shkaktuar dëme materiale në banesë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat izoluan flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e zjarrit.

Top Channel