Video/ Operacionet tokësore në Liban, momenti kur ushtria izraelite vret dy anëtarët e Hezbollahut
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar zgjerimin e mëtejshëm të zonës ekzistuese të sigurisë në jug të Libanit, duke deklaruar se synon të ndryshojë rrënjësisht situatën e sigurisë në atë rajon.
Në një deklaratë Netanyahu tha se vendimi është marrë për të forcuar pozicionin e sigurisë së Izraelit përgjatë kufirit verior.
“Sapo kam dhënë udhëzimin për të zgjeruar më tej zonën ekzistuese të sigurisë. Ne jemi të vendosur të ndryshojmë në mënyrë thelbësore situatën në veri”, u shpreh ai.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme përgjatë kufirit verior të Izraelit, ku përplasjet ndërkufitare kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë rajonal.
Autoritetet izraelite e konsiderojnë këtë hap si të domosdoshëm për të parandaluar kërcënimet e mundshme dhe për të garantuar stabilitetin në zonën kufitare, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Top Channel