Punëtorë të huaj në Elbasan, biznesi e sheh si zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore

29/03/2026 12:24

Gjithnjë e më shumë biznesi shqiptar po plotëson nevojat e tij me punëtorë të huaj. Kostoja për marrjen e një punëtori nga jashtë është rreth 1 mijë euro dhe procedurat janë të vështira.

Sipas drejtuesve të kompanive, shqiptarët kërkojnë punë të lehta dhe ngjitje të shpejtë në karrierë.

Gerardo prej 6 muajsh jeton në Elbasan. Ai ka ardhur nga Madagaskari dhe mendon të qëndrojë gjatë në Shqipëri.

“Ne jemi nga Madagaskari në Afrikë. Prej 6 muajsh ndodhemi në Shqipëri. Me këtë punë kemi mundësi të ndihmojmë familjet tona në Madagaskar. Njerëzit këtu janë të mirë. Të gjithë na përshëndesin kur dalim në qytet. Mendojmë të qëndrojmë këtu për një kohë të gjatë”, tha punëtori nga Afrika.

Në Elbasan, industria e rëndë dhe fasoneria janë sektorët më të prekur nga mungesa e punëtorëve dhe gjithnjë e më shumë kompanitë po i drejtohen tregut ndërkombëtar të punonjësve.

Top Channel