Plagosja me thikë pas një konflikti për motive të dobëta ditën e djeshme në Vlorë, shpallen në kërkim tre shtetas

29/03/2026 15:41
Foto Ilustruese

Pas konfliktit me thikë për motive të dobëta ditën e djeshme në Vlorë, policia ka shpallur në kërkim tre shtetas.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 34 vjeç, K. Xh., 33 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Vlorë. Dyshohet se dje, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. B. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. M., 32 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi K. Xh., me automjetin e tij, ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin e dyshuar F. B., ndërsa shtetasi E. H. ka larguar automjetin e këtij të fundit. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel