Zhvendosen mbetjet toksike në Durrës pas ankesave të banorëve, 102 kontejnerët me mbetje dërgohen në një zonë tjetër
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjet për shqiptarët të cilët duan të lëvizin jashtë shtetit.
Në njoftim atyre u bëhet thirrje të shmangin udhëtimet e panevojshme, sidomos turistike në zonat e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme.
“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.
Top Channel