Parandalohet sulmi me bombë pranë Bankës Amerikane në Paris, policia vë në pranga një person, një tjetër në kërkim
Organi i sigurisë detare i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar anijet tregtare të shmangin ujërat territoriale të Jemenit, për shkak të rrezikut të lartë të sulmeve nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, veçanërisht në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Sipas misionit detar të BE-së, Aspides, kërcënimi është vlerësuar si “i lartë” për anijet e lidhura me interesa izraelite, ndërsa mbetet “mesatar” për anijet që nuk kanë lidhje me Izraelin apo Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet u kanë bërë thirrje veçanërisht anijeve me lidhje amerikane ose izraelite të shmangin këtë zonë deri në uljen e rrezikut.
Paralajmërimi vjen pasi rebelët Huthi qëlluan me raketa drejt Izraelit dhe paralajmëruan sulme të tjera në vijim, duke rritur tensionet në rajon.
Huthitët, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit veriperëndimor, konsiderohen një kërcënim i rëndësishëm për sigurinë detare. Ata kanë kapacitetin të ndërpresin trafikun në ngushticën strategjike Bab al-Mandeb, një pikë kyçe që lidh Detin e Kuq me rrugët kryesore të tregtisë globale.
Top Channel